Profili i bankës

ETIKA AFARISTE

Pjesë e misionit të përgjithshëm të Grupit ProCredit Bank është përcaktimi i standardeve në sektorët financiarë në të cilët punojmë. Qëllimi është të kontribuohet jo vetëm në kuptim të grupeve synuese që i shërbejmë dhe cilësitë e shërbimeve financiare që i sigurojmë, por të kontribuojmë edhe në kuptim të etikës afariste. Vlerat tona të fuqishme afariste luajnë rol kyç në këtë drejtim. Përcaktuam gjashtë parime thelbësore në të cilat mbështetet puna e institucioneve ProCredit:
 
Transparencë: Ne u ofrojmë informata transparente, si klientëve tanë, ashtu edhe publikut më të gjerë dhe të punësuarve tanë. Për shembull, kujdesemi që klientët plotësisht t’i kuptojnë kushtet e marrëveshjeve që i lidhin me ne, dhe angazhohemi në edukimin financiar, me qëllim që ta rrisim vetëdijen e publikut për rreziqet e ofertave jotransparente financiare.
Kultura e komunikimit të hapur: Ne jemi të hapur, të drejtë dhe konstruktivë në komunikimin e ndërsjellë, ndërsa konfliktet në punë i zgjedhim profesionalisht, nëpërmjet bashkëpunimit, me qëllim të gjetjes së zgjedhjes.
Përgjegjësia shoqërore dhe toleranca: Klientëve tanë u japim këshilla të arsyeshme, të mbështetura në bazë të fuqishme. Para se t’u ofrojmë kredi klientëve tanë, e vlerësojmë situatën e tyre ekonomike dhe financiare, potencialin e tyre afarist dhe kapacitetin për shpagim. Në bazë të kësaj, u ndihmojmë të zgjedhin opsione përkatëse kredie prej të cilave mund të kenë dobi maksimale, por edhe u ndihmojmë edhe mos të bien në borxhe të tepërta. Promovimi i kulturës së kursimit është edhe një pjesë veçanërisht e rëndësishme e misionit tonë, sepse besojmë se kursimet personale luajnë rol posaçërisht të rëndësishëm në shoqëritë me nivel relativisht të ulët të sigurimit social të financuar publikisht. Jemi maksimalisht të përkushtuar në raport të sinqertë dhe respektim të klientëve dhe të punësuarve, pa e marrë parasysh prejardhjen e tyre, ngjyrën e lëkurës, gjuhën, gjininë ose bindjet religjioze dhe politike.
Orientimi shërbyes: Secili klient shërbehet me çiltërsi, me kompetencë dhe dashamirësi. Të punësuarit tanë mundohen t’u ofrojnë shërbim të shkëlqyeshëm klientëve, pa e marrë parasysh historinë e tyre dhe madhësinë e biznesit të tyre.
Standarde të larta profesionale: Të punësuarit tanë ndërmarrin përgjegjësi personale për cilësinë e punës së tyre dhe çdoherë synojnë të përsosen profesionalisht.
Shkallë e lartë e integritetit dhe përkushtimit personal: Nga të gjithë të punësuarit në Grupin ProCredit në çdo kohë kërkohet përkushtim i plotë dhe kryerja e obligimeve me nder dhe sinqeritet.
 
Këto gjashtë vlera e përbëjnë shtyllën e kulturës tonë korporatave, diskutohen dhe në mënyrë aktive zbatohen në punën e përditshme. Krahas kësaj, ata reflektohen edhe në Kodin e sjelljes të ProCredit-it, e cila i transformon parimet etike të Grupit në drejtime praktike për të gjithë të punësuarit. Me qëllim që të jemi të sigurt se të punësuarit e rinj në tërësi i kuptojnë të gjitha parimet e përcaktuara, trajnimet fillestare përfshijnë sesione të përkushtuara të Kodit të sjelljes dhe rëndësisë së tij për të gjithë anëtarët e ekipit tonë. Sesionet e rregullta për freskim të dijes së të punësuarve na ndihmojnë të jeni të sigurt se të punësuarit do të mbeten të përkushtuar në standardet tona të larta etike dhe do t’i vërejnë problemet e reja dhe ngjarjet të cilat kanë dimension etik për institucionin tonë. Këto ngjarje analizohen dhe hulumtohen nga ana e të punësuarve të përhershëm, të cilët pastaj diskutojnë për të gjitha segmentet e paqarta.

Kreditimi
Kërkesat për kredi vlerësohen nga këndvështrimi i pajtueshmërisë së aplikuesit me praktikat etike afariste. Nuk u miratohen kredi ndërmarrjeve ose personave fizikë nëse dyshojmë se ata i shfrytëzojnë format e punës së pasigurt ose moralisht të dënueshme, veçanërisht të punës së fëmijës.

ProCredit Banka e ka përcaktuar listën e aktiviteteve të cilat negativisht shprehen në mjedisin jetësor dhe mjedisin shoqëror dhe të cilën nuk e përkrahim nëpërmjet kreditimit. Shihe listën e aktiviteteve të cilat e rrezikojnë mjedisin jetësor dhe shoqëror, të cilat nuk kreditohen nga ProCredit Banka.
 
Aspekt tjetër i kujdesit është që institucioni i jonë të bashkëngjitet ndaj standardeve më të larta etike është zbatimi konzistent i sistemeve të praktikës më të mirë, si edhe procedurat me të cilat mbrohemi mos të keqpërdoremi si mjet për larje të parave, financim të terrorizmit ose aktiviteteve të tjera jolegale. Të punësuarit trajnohen ta zbatojnë parimin “njihe klientin tënd” dhe të zbatojnë monitorim të fuqishëm dhe informim në pajtueshmëri me rregullat në fuqi. Politikat për parandalim të larjes së parave dhe mashtrimit rregullisht azhurnohen dhe zbatohen në nivel të Grupit, me qëllim që të sigurohet përshtatje me standardet lokale dhe ndërkombëtare të rregullimit.