Bankë për biznesin tim

GARANCI BANKARE

E kuptojmë rëndësinë e raporteve të sigurta dhe të rregulluara të partneritetit me partnerët Tuaj afaristë në vend dhe jashtë vendit. Prandaj Ju ofrojmë mundësi për shfrytëzim të më shumë llojeve të garancive bankare të cilat në masë të konsiderueshme do ta lehtësojnë punën me furnizuesit dhe klientët Tuaj, do ta shpejtojnë dhe garantojnë procesin e pagesës, dorëzimit dhe cilësisë.

Çka paraqet garancia bankare?

Garancia bankare është instrument i cili mund të Ju ndihmojë për pagesë në kohë të mallrave/shërbimeve ose kryerjes së mirë të obligimit të marrë vesh.

Ky instrument e mbron përmbushjen e marrëveshjes, duke i mbrojtur interesat e dhënësit të urdhëresës (blerësit/kryerësit) dhe të shfrytëzuesit (shitësit/porositësit). M këtë biznesi i Juaj është i mbrojtur nga shpenzimet e paparapara dhe prolongimet. 

Çka nëse ana e marrë vesh nuk i plotëson kushtet e marrëveshjes?

Shfrytëzuesi i garancisë është i mbrojtur nga mospërmbushja e obligimeve të marra vesh (pagesa ose dorëzimi i shërbimit). Në rast kur blerësi nuk do t’i përmbushë obligimet e marra vesh, ProCredit banka e kryen pagesën në kërkesën e parë të shfrytëzuesit dhe pas prezantimit të dokumenteve të theksuara në tekstin e garancive. Nëse kushtet janë plotësuar pagesat nga ana e bankës kryhen në afat prej 5 (pesë) ditëve të punës.

Urdhërdhënësi i garancisë është i mbrojtur nga aktivizimi i pabazë i garancisë. Nëse shfrytëzuesi i garancisë nuk e dorëzon mallin ose shërbimin sipas kushteve të marra vesh, ai nuk do të jetë në mundësi t’i dorëzojë dokumentet të cilat e vërtetojnë dorëzimin, cilësinë dhe kuantitetin e mallit të dorëzuar ose shërbimit dhe me të nuk do të ketë obligim ta paguajë mallin ose shërbimin.

Çfarë lloje të garancive bankare mund të shfrytëzoj?

Në ProCredit Bankë mund të shfrytëzoni njërën nga garancitë vijuese bankare:
 

Lloji

Destinomi

Shuma

Vlefshmëria

Pagues

Për sigurim të pagesës ose dorëzim të mallit.

Jo më shumë se shuma e dokumentit, i cili është bazë për lëshim të garancisë.

Jo më gjatë se vlefshmëria e dokumentit i cili është bazë për lëshimin e vazhdimit.

Tenderues

Për sigurim të përmbushjes së obligimeve të cilat dalin nga furnizimi publik (tenderi).

Nga 2% deri në 10% nga shuma e ofertës.

Jo më gjatë se vlefshmëria e tenderit e vazhduar për ditët e ankesës (minimalisht 14 ditë).

Avance

Për sigurim të avancës të paguar nga Shfrytëzuesi i garancisë së Borxhliut sipas garancisë.

Shuma e ose më e vogël nga shuma e avancës.

Deri në dorëzim/kryerje të mallit/shërbimit ose shkurtimisht më pas.

Garanci për kryerje të mirë

Për sigurim të kryerjes së marrëveshjes në kohë dhe me cilësi.

Prej 5% deri në 15% nga shuma e marrëveshjes.

Deri në plotësimin e obligimeve sipas marrëveshjes.

Për periudhën e garantuar

Për sigurim të mjeteve financiare të destinuara për heqje të mungesave nga kryerja jopërkatëse e punës së marrë vesh.

Prej 5% deri në 20% nga shuma e marrë vesh.

Deri në kohëzgjatjen e periudhës së garancisë.

Doganore

Sigurimi i borxhit gjatë procedurave vijuese doganore: lëshimi në qarkullim të lirë, depozitimi doganor, import/eksport për fisnikërim, përpunim në kontroll doganor, import i përkohshëm, eksport dhe ruajtje të përkohshme.


***Si plotësim i kritereve të theksuara në tabelë, shuma dhe vlefshmëria e garancisë përcaktohen në pajtim me vendimin e komitetit të kredisë të ProCredit Bankës SH.A.

A ka ProCredit Banka rejting ndërkombëtar nga agjencia zyrtare për rejting?

ProCredit Banka është banka e vetme në Republikën e Maqedonisë e cila është graduar sipas Fitch Ratings me rejting kredie BB+. Vërtetimin i këtij rejtingu ndërkombëtar mund ta dorëzoni deri te partnerët Tuaj në vend dhe jashtë vendit.

Si të aplikoj për lëshimin e garancisë bankare?

 

 
 
21.07.2017
  • EUR 61,35 61,5335 61,80
  • USD 0 53,5773 0
  • CHF 0 55,7419 0
  • GBP 0 69,3570 0