KUSHTE PËR SHFRYTËZIM TË KËSAJ FAQEJE TË INTERNETIT

ProCredit Bank
Manapo 7
1000 Shkup
Maqedoni

Telefon: ++ 389 2 3219900
Qendra e kontaktit (24/7): ++ 389 2 2446000
e-mail: info@procreditbank.com.mk

Faqja është e regjistruar në: Marnet, 1000 Shkup, Maqedoni

Përfaqësues (persona të autorizuar të cilët e përfaqësojnë Bankën ProCredit në Shkup):

  • Jovanka Joleska Popovska, Drejtore e Përgjithshme dhe Anëtare e Këshillit Drejtues
  • Emilija Spirovska, Drejtore  Anëtare e Këshillit Drejtues

Të drejtat autoriale

Kjo web faqe është e punuar nga Banka ProCredit, SHA Shkup, shoqëri aksionare që është themeluar dhe punon sipas ligjeve maqedonase, dhe nëse nuk është thekësuar ndryshe më poshtë, Banka ProCredit, SHA Shkup i mban të drejtat që dalin nga kjo web faqe. Kjo në veçanti ka të bëjë me tekstin, fotografitë dhe elementët grafik, duke përfshirë edhe shfaqjen e tyre në web faqe. Banka ProCredit, SHA Shkup lejon shikim dhe inçizim të të gjitha përmbajtjeve të faqes vetëm për nevoja jokomerciale dhe informative si dhe për përdorim personal. Me të drejtat autoriale ndalohet kryerja e ndryshimeve, riproduksionit, përkthim dhe inçizim i përmbajtjeve të mediumeve të tjera me përmabajtje të ngjashme, duke përfshirë edhe formën elektronike. Banka ProCredit, SHA Shkup ka të drejtë të plotë pa lajmërim paraprak ta ndryshojë, plotësojë dhe fshijë këtë web faqe plotësishtë ose të fshijë pjesë të saj, ose përkohësishtë ose për më gjatë ta ndërpresë punën e saj, sipas dëshirës së vetë pa mbajtur llogari për këtë.

Të drejtat autoriale:brend, emra, logo

Brendet, emrat, logot etj. të cilat janë përdorur në këtë web faqe, nëse nuk është shënuar ndryshe, janë të mbrojtura nga Banka ProCredit, SHA Shkup ose nga dhënësit e liçencave, ose nga pronarët përkatës, pa dallim a janë shënuar si të tillë, ose nëse e mbajnë simbolin ®. Brendet i janë nënshtruar plotësishtë Ligjit për prone industriale si dhe Ligjit për prone të pronarëve të regjistruar. Personave të tretë u ndalohet përdorimi i shenjave të tilla tregëtare.

Shënim për kufijëzim

Kjo web faqe është përgatitur me vëmendje të madhe. Informatat që gjenden në faqe janë të verifikuara. Edhe përkundër kësaj, nuk ndërmeret asnjë përgjegjësi për saktësinë, preçizitetin, azhurimin dhe plotësinë e tyre. Nuk pranohet as përgjegjësia për dëmet direkte ose indirekte që dalin si rezultat i përdorimit të kësaj web faqeje, përveç se ato të jenë provokuar me dashje ose për shkak të moskujdesit të madh. Qasje në faqe dhe përdorim i dokumentave të cilat mund të gjenden në faqe janë në rezik të plotë të përdoruesit.

Nëse keni pyetje në lidhje me faqen, Ju lutemi kontaktoni me ne në këtë adresë: info@procreditbank.com.mk