Profili i bankës

MISIONI YNË

ProCredit Bank është një bankë e orientuar drejt zhvillimit me shërbim të plotë bankar. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin e ndërmarrjeve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme për të cilat besojmë de krijojnë numër më të madh të vendeve të punës dhe të cilat japin kontribut vital në ekonomi në kuadër të veprimtarisë në të cikën punojnë.

Për dallim nga bankat e tjera, banka jonë nuk promovon kredi konsumi. Në vend të kësaj, ne fokusohemi në veprimtari të përgjegjshme bankare nëpërmjet ndërtimit të kulturës së kursimit dhe partneritetit afatgjatë me klientët tanë. Aksionarët tanë presin kthim të sigurt të investimeve për një periudhë të gjatë kohore. Investojmë në mënyrë të konsiderueshme në trajnimin e të punësuarve tanë me qëllim që të krijojmë atmosferë të këndshme dhe efikase punuese dhe të mundësojmë edhe shërbim më profesional dhe më cilësore për klientët tanë.