SHËRBIM I RI PËR BIZNES – KLIENTËT: NËNSHKRIMI ELEKTRONIK I MARRËVESHJEVE

Klientët e ProCredit Bankës të cilët shfrytëzojnë marrëveshje kornizë kanë mundësi që marrëveshjet e tyre për kredi, akreditiva, garanci, linja kredie ose shfrytëzim afatshkurtër të mjeteve t’i nënshkruajnë nga zyra e tyre.

Kjo risi në mënyrë të konsiderueshme do ta përshpejtojë dhe thjeshtësojë mënyrën e punës me Bankën. Marrëveshja kornizë miratohet dhe nënshkruhet njëherësh, ndërsa pastaj çdo shërbim mund të nënshkruhet në mënyrë elektronike nga cilido qoftë lokacion, pa prani në degë.

Me krijimin e këtij shërbimi mundësojmë qasje më të thjeshtë deri te shërbimet financiare. Klientët në mënyrë elektronike i nënshkruajnë marrëveshjet, i ditojnë mjetet në llogarinë e tyre më shpejtë, ndërsa të gjitha pagesat mund t’i kryejnë nëpërmjet sistemit të shërbimeve elektronike bankare.

Manual për firmosje elektronike 

Aplikacion për firmosje elektronike të kontratave 

Mund të aplikoni në cilëndo qoftë degë të ProCredit Bankës (rrjeti i degëve).

Për informata plotësuese drejtohuni në Kontakt-qendrën në 02/2446 000 ose në info@procreditbank.com.mk