Mëeso më tepër për zgjidhje efikase energjetike

NGROHJE dhe ftohje EFIKASE ENERGJETIKE 

Me qëllim që të krijohet ngrohje në mënyrë sa më të lirë dhe më ekologjike që të jetë e mundur, nevojitet të instalohet sistem bashkëkohor për ngrohje. Ata shfrytëzojnë edhe deri në 30% më pak lëndë djegëse se sistemet e vjetra të pangopura! Në masë të madhe do ta shkarkoni buxhetin personal – kursimi mund të jetë i konsiderueshëm – ndërsa shtëpinë ose hapësirën e punës do ta bëni më të rehatshëm. 

Energjia elektrike është shumë e shtrenjtë që të shfrytëzohet për ngrohje: që të gjenerohet një kilovat orë energji elektrike, nevojitet rreth tre kilovatë orë energji në formë të qymyrit ose tjetër lëndë djegëse. 

Në treg mund të zgjidhni mes koftorëve konvencionalë ose që ngrohin me avull. Të ashtuquajturit koftorë konvencionalë funksionojnë me gaz, naftë ose lëndë të fortë djegëse dhe të njëjtit mund të vendosen ose brenda në shtëpi ose jashtë saj. Ata e ngrohin ujin i cili me ndihmën e pompave dhe nën ndikimin e qarkullimit të gravitetit sillet deri te trupat të cilët e rrezatojnë atë energji në çdo dhomë. Efikasitetit maksimal prej 84% mund të arrihet me koftorë të rinj kur të mënyrë të rregullt do të rregullohet raporti i ajrit dhe lëndës djegëse dhe kur hapësirat për bartje të ngrohtësisë brenda në koftor janë të pastra. Koftorët me avull nga ana tjetër djegin gaz ose naftë, i kondensojnë gazrat dalës dhe e rrisin efikasitetin e djegies në afërsisht 92%. Çmimi blerës i këtyre koftorëve është më i lartë se koftorët konvencionalë, por dallimi në çmim do të kompensohet për 10 vite për shkak të shpenzimeve më të ulëta vijuese. Shkalla e efikasitetit është më e lartë për shkak të ndaljes (rikuperimit) të ngrohtësisë. 

Si plotësim i kësaj, sistemet e klimatizimit mundësojnë që ndërtimet të mbahet temperaturë e këndshme gjatë kohëve të nxehta të vitit. Në disa vitet e fundit zvogëlimi i konsiderueshëm i çmimeve për pajisjet e tilla ftohëse solli deri te përdorimi i shtuar i tyre në ndërtesat e banimit. Si pasojë e kësaj, pajisjet për klimatizim në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në llogaritë verore për energji elektrike. Kohë më parë, brengosja për ruajtje të energjisë të energjisë i detyroi prodhuesit e pajisjeve për klimatizim në mënyrë të konsiderueshme t’i përmirësojnë prodhimet, kështu që t’i bëjnë me efikasitet më të mirë energjetik. Duke iu falënderuar shenjave energjetike, është e mundshme që gjatë blerjes të merret vesh sa energji elektrike do të harxhojë pajisja për klimatizim. Mendohuni edhe Ju për këto aspekte para blerjes së pajisjes për ngrohje ose ftohje. Për të gjitha këshillat e zgjidhjeve Tuaja efikase energjetike në dispozicion u janë EKO këshilltarët në çdo degë të ProCredit Bankës.
                                                           
 
 
30.03.2017
  • EUR 61,35 61,6947 61,80
  • USD 0 57,4011 0
  • CHF 0 57,5940 0
  • GBP 0 71,4142 0