PERSONA FIZIKË

PaPAGESA VENDORE

Sistemi i pagesave vendore Ju mundëson bartje të shpejtë dhe të sigurt të mjeteve në vend. Në dispozicion Ju janë tre mundësi për pagesat Tuaja.

Pagesa të shpejta – MIPS

Çfarë lloje të pagesave mund të kryhen nëpërmjet sistemit MIPS?

MIPS është sistem nëpërmjet të cilit kryhen pagesa të shpejta të cilësdo qoftë shumë ose pagesa të shumave të mëdha (mbi 1.000.000 denarë) mes bankave të ndryshme ose pagesa buxhetore të cilat duhet të kryhen shpejtë, në kohë reale.

Për sa kohë do të realizohen pagesat?

Nëpërmjet këtij sistemi urdhërpagesat e Juaja të sjella deri në orën 16:00 do të realizohen në momentin e njëjtë. Urdhërpagesat tjera do të realizohen në ditën e ardhshme punuese.

A do të paguaj provizion?

Për këtë shërbim arkëtohet provizion në pajtim me tariforen zyrtare të ProCredit Bankës.

Pagesa të rregullta – KIBS

Çfarë lloje të pagesave mund të kryhen nëpërmjet sistemit KIBS?

KIBS është sistem nëpërmjet të cilit kryhen pagesa të rregullta mes bankave të ndryshme ose pagesa buxhetore, të cilat realizohen gjatë ditës punuese.

Për sa kohë do të realizohen pagesat?

Nëpërmjet këtij sistemi urdhërpagesat e Juaja të sjella deri në orën 13:00 do të realizohen gjatë ditës. Urdhërpagesat e tjera do të realizohen ditën e ardhshme punuese. 

A do të paguaj provizion?

Për këtë shërbim paguhet provizion fiks në pajtim me tariforen zyrtare të ProCredit Bankës.

Transferime të brendshme në kuadër të ProCredit Bankës

Çfarë lloje të pagesave mund të kryhen nëpërmjet sistemit për transferime të brendshme në kuadër të ProCredit Bankës?

Nëse edhe dërguesi edhe pranuesi i mjeteve kanë llogari për transaksione në ProCredit Bank, pagesa realizohet në mënyrë më të shpejtë dhe më të lirë.

Për sa kohë do të kryhen pagesat?

Nëpërmjet këtij sistemi urdhërpagesat e Juaja të sjella gjatë tërë ditës së punës, do të realizohen në momentin e njëjtë.

A do të paguaj provizion?

Për këtë shërbim paguhet provizion minimal fiks në pajtim me tariforen zyrtare të ProCredit Bankës

 

 

 
25.03.2017
  • EUR 61,35 61,6942 61,80
  • USD 0 57,0978 0
  • CHF 0 57,5613 0
  • GBP 0 71,2404 0