Profili i bankës

PROCREDIT GRUPI I BANKAVE TË PËRGJEGJSHME

ProCredit Banka janë banka të përgjegjshme. Me qëllim:
 
  • të jemi bankë amë për ndërmarrjet shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, të cilat krijojnë vende pune  dhe e lëvizin zhvillimin ekonomik, dhe
  • të sigurojmë shërbime të sigurta, të drejta dhe transparente për kursim dhe shërbime të tjera bankare për njerëzit e rëndomtë të cilët kërkojnë bankë përkatëse të cilës mund t’i besojnë.
 
Historia e Grupit ProCredit është e pasur dhe e paraqet fondamentin e asaj që jemi sot. ProCredit Bankat e para u themeluan para më tepër se një dekade, me qëllim që të ndikojnë dukshëm ndaj zhvillimit, nëpërmjet sigurimit të borxheve për ndihmë të rritjes së bizneseve të vogla dhe ofrim të depozitave që do t’i motivojnë të kursejnë personat fizikë dhe familjet me të ardhura më të ulëta. Grupi përjetoi rritje të fuqishme gjatë viteve të kaluara dhe për këtë arsye sot jemi njëri nga ofruesit udhëheqës të shërbimeve bankare për biznes klientët e vegjël në pjesën më të madhe të vendeve në të cilat punojmë.