Ata të cilët e ndjekin gjendjen në llogarinë e tyre në mënyrë më të përgjegjshme udhëheqin me financat e tyre, sigurojnë siguri më të madhe nga keqpërdorimi i mjeteve vetjake dhe kartelat dhe janë të informuar për të gjitha risitë dhe kushtet e volitshme për shërbimet e krijuara posaçërisht për Ju.

Që të Ju mundësojmë qasje më të mirë deri te informatat për mjetet Tuaja, zbatuam dërgimin e SMS lajmërimeve falas për:

  • Të hyra të rrogës Tuaj ose të ardhura të tjera nga vendi dhe jashtë vendit
  • Të gjitha pagesat në terminale paguese (POS), pagesa interneti dhe tërheqje me kartelë në bankomat, më të mëdha se 6.000 denarë
  • Se afati i kartelës Tuaj skadon
  • Se kartela e Juaj është e gatshme dhe ka arritur në degën tonë
  • Se interesi i depozitës Tuaj ka arritur

Nëse dëshironi të fitoni SMS lajmërime plotësuese si:

  • Të hyra nga vendi dhe të hyra ndërkombëtare në llogarinë për persona fizikë dhe juridikë
  • Arritjen e rrogës ose pensionit (për personat fizikë)
  • Është kryer transaksion me kartelë pagese ˃500 mkd (për të gjitha llojet e kartelave të debitit dhe kredisë, duke përfshirë edhe Visa Biznis)

Për lajmërime plotësuese arkëtohet shumë fikse mujore sipas tarifores zyrtare të bankës.

 

Shërbimi SMS lajmërim është në dispozicion për shfrytëzim të klientëve të cilët kanë telefon aktiv mobil të operatorëve të autorizuar mobilë në territorin e Maqedonisë.

Mund të aplikoni në cilëndo qoftë degë të ProCredit Bankës (rrjeti i degëve).

Për informata plotësuese drejtohuni në Kontakt-qendrën në 02/2446 000 ose në info@procreditbank.com.mk