14 Dhjetor 2010

ZHVILLIMI I NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË FOKUSIN E PROCREDIT BANKËS

Përfundimisht me muajin janar të vitit 2010 ProCredit Banka shënon rritje prej 38% në kreditë e përgjithshme të lëshuara të biznesit krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2009. Nga fillimi i punës së bankës (qershor 2003) deri tani janë lëshuar mbi 89.000 kredi biznesi me shumë të përgjithshme prej mbi 427 milionë euro.

Në 11 muajt e parë të vitit ProCredit Banka shënoi rezultate pozitive të punës edhe ate

-Kreditimi i bankës u rrit për 20% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2009

-Deri tani janë përkrahur 30 projekte dhe janë tërhequr mbi 4.500.000 euro nga linja kredituese e Bankës Investuese Evropiane, ndërsa tanimë janë miratuar edhe 38 projekte të reja të cilat duhet të tërhiqen në transhet e ardhshme në shumë prej mbi 6.000.000 EUR

-Ritja e ProCredit Bankës mbështetet në baza të shëndosha dhe kështu përqindja e kredive në vonesë në ProCredit Bank mbi 90 ditë përfundimisht me tremujorin e 3-të arrin 2,47% (niveli i sektorit bankar arrin 10,4%)

-ProCredit Banka është udhëheqëse në kreditimin e sektorit të agro biznesit. Në vitin 2010 u paguan mbi 6.400.000 euro respektivisht 2366 agro kredi

-Në 11 muajt e parë të vitit kursimi u rrit për 3% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar

„Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mbetet në fokusin e ProCredit Bankës. Suksesin tonë në treg e masim nëpërmjet numrit të ndërmarrjeve të cilat i kemi përkrahur dhe të cilat janë zhvilluar me ndihmën tonë“, theksoi Jovanka Joleska Popovska, drejtore e përgjithshme e ProCredit Bankës.

Për shkak të stabilizimit të rrjedhave globale ekonomike dhe lëvizijeve makroekonimike në vend, të ndjekura nga lirimi i politikës monetare, uljes së pasigurisë te subjektet ekonomike dhe rritjes së qëndrueshme të bazës depozituese – ProCredit Banka planifikon mbi 15% rritje në kreditim në vitin e ardhëshëm.