Banka ProCredit me orar të ri pune

 

Shërbim bankar i përshtatur me nevojat e personave fizikë


Me qëllim të qasjes më të madhe të klientëve, Banka ProCredit nga data 1 dhjetor, e përshtat kohën e punës në të gjitha degët e veta. Këshilltarët për klientë të bankës do të jenë në dispozicion për klientët në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 17:00 çdo ditë pune, ndërsa të gjithë ata të cilët punojnë deri në orët e vona do të mund ta vizitojnë edhe degën e në Karposh, pjesë e Drejtorisë Qendrore të bankës, në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 19:00, nga e hëna deri të premten. 

Banka ProCredit disponon me rrjet më bashkëkohor të degëve nëpër tërë Maqedoninë me zonë të integruar 24/7 në të gjitha lokacionet e saja të cilat mundësojnë shërbim në dispozicion, të sigurt dhe të shpejtë në çdo kohë, në ditët që nuk punohet, gjatë festave dhe fundjavave. Në kuadër të Zonës 24/7, klientët e bankës ProCredit kanë qasje deri te shërbimet unike elektronike: mbushjen e llogarive rrjedhëse nëpërmjet bankomatit edhe atë në valutat vijuese: denarë, euro dhe dollarë, procedimin e urdhërpagesave elektronike nëpërmjet terminaleve informative dhe lidhje të drejtpërdrejtë me qendrën kontaktuese të bankës. 

ProCredit është banka e parë e automatizuar në Maqedoni e cila ofron shërbime elektronike me para të gatshme dhe pa para të gatshme dhe fokusohet në shërbimin profesional dhe këshillëdhënës për personat fizik dhe ofron kushte të shkëlqyeshme për punë bankare në pajtim me nevojat e klientëve. 

Ku shkojnë paratë Tuaja

Në muajt e kursimit bankat ofrojnë pako preferenciale të depozitave dhe shkallë më të larta të interesit për kursim, me qëllim të akumulimit të numrit më të madh të depozitave nga popullsia. Por, a e pyesni veten çka ndodh me kursimet Tuaja të depozituara në bankë dhe nëse paratë Tuaja ia keni besuar institucionit të sigurt?
 
Si bankë gjermane, e cila udhëhiqet sipas parimeve të punës së përgjegjshme bankare, Banka ProCredit nis iniciativë edukative me qëllim që të Ju informojë çka ndodh me paratë Tuaja përderisa Ju nuk i shfrytëzoni. 

Me afatizimin e parave në bankë, Ju fitoni interes, ndërsa banka i fiton paratë Tuaja për një periudhë të caktuar kohe. Këto para nuk qëndrojnë të mbyllura në kasaforta, kjo do të ishte joefikase, por shfrytëzohen për t’u ofruar në formë të kredive dhe investimeve për përdorime të ndryshme. 

ProCredit është bankë e orientuar drejt zhvillimit dhe paratë të cilat do t’i afatizoni te ne investohen në zhvillimin e ekonomisë vendore. 95% e portfolios tonë është ofruar në kredi biznesi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni, në investime për zhvillim të kompanive prodhuese, tregti dhe projekteve me efikasitet energjetik dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kontribuojmë për rritje të sektorit të biznesit.

Prapa çdo kredie të miratuar qëndron analiza e detajuar e biznesit dhe aftësisë kredituese të ndërmarrjes e cila kreditohet. Nuk kreditojmë investime të rrezikshme, si edhe projekte me të cilat i shkaktohet dëm mjedisit jetësor, nuk investojmë në aksione spekuluese dhe nuk financojmë organe politike në vend. Portfolioja jonë kredituese është disa herë më e mirë në raport me sektorin bankar në Maqedoni dhe kemi vetëm 2,37% kredi jofunksionale. Si rezultat i portfolios tonë me rrezik të ulët, ne jemi zgjedhje e sigurt për kursimet Tuaja. 

Banka ProCredit në mënyrë aktive e nxit kulturën e kursimit dhe te ne nuk do të gjeni produkte depozitimi të komplikuara të cilat nuk i kuptoni si funksionojnë dhe të cilat janë vështirë të krahasueshme me bankat tjera. Ju ofrojmë mënyrë të sigurt të krijimit të kursimeve me periudha transparente dhe shkallë interesi të përcaktuara qartë. 

Si mënyrë unike për kursim ofrojmë llogari kursimi, e cila Ju mundëson qasje deri te kursimet Tuaja në çdo kohë, nëpërmjet kartelës në bankomat. Ju mund të depozitoni mjete plotësuese ose të tërhiqni nga kursimet Tuaja kurdo që të Ju nevojitet, ndërsa fitoni interes për pjesën e mbetur të shumës në llogarinë e kursimit. Ofrojmë mundësi edhe për afatizim të kursimeve Tuaja edhe atë deri në 5 vjet.

Një pjesë e madhe e portfolios kredituese e Bankës ProCredit është mbështetur nga depozitat Tuaja. Në këtë mënyrë kursimi i Juaj rritet dhe njëkohësisht kontribuon për zhvillimin e bizneseve në Maqedoni. 

LOKACIONET E REJA
PËR BANKOMATET 

 
Të nderuar klientë,

Ju informojmë se Banka ProCredit e ndryshon dhe e freskon rrjetin e bankomateve në tërë vendin. Bankomatet e rinj do të vendosen të vende më të dukshme, më atraktive dhe më në dispozicion dhe do të kenë mbikëqyrje 24/7 për sigurinë Tuaj.

Bankomatet janë vendosur në një pjesë të këtyre vendeve (të shënuar me të gjelbër), ndërsa të tjerët janë në proces të vendosjes i cili do të zgjasë më së voni deri në Vitin e Ri.

Vendet e bankomateve të rinj janë:

Njëkohësisht, bëjmë tërheqjen e nga një pjesë e vendeve të bankomateve dhe vendosim informacione me lokacionet më të afërta për bankomatin më të afërt. Kini parasysh se bankomatet në vendet vijuese do të hiqen në periudhën deri në Vitin e Ri.

Shkup:
  • QT Biser 
  • SP market Taftalixhe - tërhequr
  • SP Market Autokomandë - tërhequr
  • SP Market Kisella Vodë  -tërhequr
  • SP Planet - tërhequr
  • Draçevë - tërhequr
  • Markom-Aerodrom - tërhequr
  • Saraj
  • Leptokari - tërhequr
  • Dare Xhambaz - tërhequr
  • Leontiq - tërhequr
  • Çento - tërhequr


Qytete të tjera:

  • Shtip – barnatorja Radolek - tërhequr
  • Manastir Qenra Klinike - tërhequr
  • Ohër Lulishtja Martina
  • Probishtip - - tërhequr
  • Tetovë Shtul 
  • Kërçovë - tërhequr
  • Struga Intek - - tërhequr
  • Veles Akademi - tërhequr
  • Tertovë Sedra 
  • Koçan - - tërhequr

AGJENCIA E KREDIVE “FITCH” E HARMONIZOI REJTINGUN E BANKËS PROCREDIT ME REJTINGUN E MAQEDONISË 

 

Agjencia ndërkombëtare e rejtingut të kredive, “Fitch” më 19 gusht 2016 e zvogëloi rejtingun e kredisë së shtetit të Maqedonisë në “BB”, i cila vjen për shkak të krizës politike në Maqedoni.

Në pajtim me këtë, rejtingu i Bankës ProCredit është harmonizuar vetëm për shkak të ndryshimeve të rejtingut të Maqedonisë. Asnjë institucion nuk mund të ketë rejting më të lartë se rejtingu i shtetit ku punon. Vlerësimi nuk ndikon në punën e bankës dhe ProCredit vazhdon të punojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt. Banka ProCredit Maqedoni ka rejting që nga nëntori 2005, prej kur edhe Maqedonia si shtet fitoi rejting.
 
Banka ProCredit është banka e vetme në Maqedoni e cila posedon renting ndërkombëtar të kredisë nga agjencia Fitch dhe ende e ka rejtingun më të lartë të bankës në Maqedoni. Rejtingu është rezultat i portfolios cilësore të kredisë, sigurimit të kapitalit të nevojshëm në kohë të duhur dhe likuiditetit të lartë. 
Banka ProCredit është 100% bankë gjermane, pjesë e ProCredit Holding me seli në Frankfurt, Gjermani me rejting kredie prej BBB me pamje të qëndrueshme. 
 
Maqedonia e ka fituar rejtingun e parë të kredisë BB në vitin 2005 nga ana e agjencisë Fitch, në bazë të shkallës së ulët të inflacionit dhe borxhit të matur publik. Në vitin 2006 i njëjti është përmirësuar në BB+ për shkak të raporteve pozitive me UE-në dhe anëtarësimit të mundshëm në union. Tanimë 10 vite agjencia Fitch e vërteton këtë rejting për Maqedoninë deri tani, ku për shkak të krizës afatgjate politike dhe zvogëlimit të rritjes ekonomike rejtingu i kredisë zvogëlohet në BB.
 
-----------------------      -----------------------      -----------------------      -----------------------

Çka është rejtingu i kredisë? Rejtingu i kredisë paraqet vlerësim të aftësisë kredituese të një institucioni dhe mundësitë e saja që të përgjigjet në kohë ndaj obligimeve të mandatorëve. 
Procesi i përcaktimit të rejtingut të kredisë përfshinë evaluim të një numri të madh të treguesve financiarë dhe ekonomikë. Vetëm agjenci të i specializuara të rejtingut mund ta vërtetojnë rejtingun e kredisë të një institucioni ose shteti.

Kush është Fitch Rating, Lodon? Agjencia Fitch është udhëheqës botëror në këtë fushë, e specializuar për hulumtime të detajuara dhe dhënie të rejtingut të kredisë për institucionet financiare anekënd botës. Korporatat afariste, bankat ose institucionet financiare të cilat dëshirojnë të fitojnë rejting kredie, është e nevojshme të tregojnë vetiniciativë dhe ta kontaktojnë agjencinë e rejtingut e cila dërgon persona të specializuar që ta vërtetojnë. Nëse njëhershëm përcaktohet rejtingu i kredisë së institucionit, i njëjti rishikohet së paku një herë në vit. 

Cila është rëndësia e një institucioni i cili ka rejting? Rejtingu i kredisë u mundëson investitorëve të kenë pasqyrë për një vend ose institucion, të cilët në bazë të vlerësimit sjellin vendim për bashkëpunim afarist me të njëjtët. Agjencitë e rejtingut e klasifikojnë rrezikun kredive në pajtim me grupet e përcaktuara paraprakisht me nivel të ndryshëm të rrezikut.
 
Çka domethënë klasifikimet dhe vlerësimet? Grupi më i mirë i kredisë është A – niveli i ulët i rrezikut, pastaj është B –  rrezik mesatar kredie dhe grupet C dhe D – me nivel të lartë të rrezikut. Dallime në shkallën e rrezikut të kredisë ekzistojnë edhe në kuadër të grupeve të caktuara – me shtimin e shkronjave plotësuese ose shenjave “+”, dhe “-“  për parashikimet që priten në të ardhmen. Në bazë të kësaj, rejtingu maksimal i kredisë në grupin kreditues B do të ishte BB, ndërsa më i ulët B. 

Në situata të revidimit të rejtingut të kredisë të një shteti, sipas kësaj përshtatet edhe rejtingu i institucioneve ekonomike me atë të shtetit. Subjektet ekonomike nuk guxojnë të kenë rejting më të lartë nga rejtingu i shtetit, për shkak të rrezikut i cili ekziston në atë mjedis. 

Banka ProCredit me orar të ri pune

 

Shërbim bankar i përshtatur me nevojat e personave fizikë


Me qëllim të qasjes më të madhe të klientëve, Banka ProCredit nga data 1 dhjetor, e përshtat kohën e punës në të gjitha degët e veta. Këshilltarët për klientë të bankës do të jenë në dispozicion për klientët në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 17:00 çdo ditë pune, ndërsa të gjithë ata të cilët punojnë deri në orët e vona do të mund ta vizitojnë edhe degën e në Karposh, pjesë e Drejtorisë Qendrore të bankës, në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 19:00, nga e hëna deri të premten. 

Banka ProCredit disponon me rrjet më bashkëkohor të degëve nëpër tërë Maqedoninë me zonë të integruar 24/7 në të gjitha lokacionet e saja të cilat mundësojnë shërbim në dispozicion, të sigurt dhe të shpejtë në çdo kohë, në ditët që nuk punohet, gjatë festave dhe fundjavave. Në kuadër të Zonës 24/7, klientët e bankës ProCredit kanë qasje deri te shërbimet unike elektronike: mbushjen e llogarive rrjedhëse nëpërmjet bankomatit edhe atë në valutat vijuese: denarë, euro dhe dollarë, procedimin e urdhërpagesave elektronike nëpërmjet terminaleve informative dhe lidhje të drejtpërdrejtë me qendrën kontaktuese të bankës. 

ProCredit është banka e parë e automatizuar në Maqedoni e cila ofron shërbime elektronike me para të gatshme dhe pa para të gatshme dhe fokusohet në shërbimin profesional dhe këshillëdhënës për personat fizik dhe ofron kushte të shkëlqyeshme për punë bankare në pajtim me nevojat e klientëve.