Profili i bankës

UDHËHEQJA ME RREZIQET

Udhëheqja e mirë me rreziqet ka rëndësi thelbësore për zhvillimin suksesshëm të institucionit tonë. Rreziqet mund të identifikohen, vlerësohen, kontrollohen dhe të drejtohen në mënyrë të thjeshtë vetëm nëse menaxhohen resurset dhe strukturat në mënyrë përkatëse – duke e përfshirë sektorin për udhëheqje me rreziqe, këshillin drejtues për rreziqe dhe informimin e rregullt. 

Për këtë qëllim, Bnaka vazhdimisht e zhvillon sistemin e udhëheqjes me rreziqe paralelisht me rritjen e saj, nëpërmjet investimit në kuadër të përkushtuar për udhëheqje me rrezik, si edhe strukturën më të gjerë të komisioneve për udhëheqje me rrezik. Komiteti i udhëheqjes me rrezik kredie është fokusuar në analizën dhe udhëheqjen me rrezikun e kredisë së bankës. Nga ana tjetër Komisioni për udhëheqje me mjetet dhe obligimet (ALCO) kryesisht përqendrohet në rrezikun e likuiditetit, rrezikun e financimit, rrezikun ndër-bankar të manifestimit, rrezikun valutor dhe rrezikun interes sjellës, në të njëjtën kohë duke mbajtur vështrim ndaj rrezikut për përshtatje dhe rrezikut nga puna. Këshilli për udhëheqje me rrezikun operativ është formuar si forum për diskutim të hapur në lidhje me rreziqet operative me të cilat ballafaqohet banka gjatë punës së përditshme dhe për këtë qëllim baza e të dhënave për ngjarje të cilat shkaktojnë humbje vazhdon të shërbejë si burim i dobishëm për identifikim të rrezikut. Si plotësim, qëllimi i Këshillit për udhëheqje me çështjet IT është ta zvogëlojë rrezikun operativ të lidhur me zbatimin e projekteve të reja.

Në fund, duke e marrë parasysh pozitën e përgjithshme të rrezikut. Fitch Ratings e vërtetoi rejtingun e bankës BB+ duke vlerësuar perspektivë stabile. Udhëheqja me rrezik është fushë në zhvillim në të cilën procedurat dhe veglat vazhdimisht rishqyrtohen dhe përmirësohen. E tillë është edhe qasja jonë në udhëheqjen me rreziqe.