Ata të cilët rregullisht e ndjekin gjendjen e llogarisë së tyre kursejnë më së shumti dhe më me përgjegjësi udhëheqin me financat e tyre. Për shërbim më të thjeshtë bankar dhe shpenzime më të vogla Ju ofrojmë shërbime elektronike bankare.

Shërbimi elektronik bankari i ProCredit Bankës Ju mundëson:

  • Informacione në kohë reale për të gjitha të hyrat dhe të dalat nga llogaritë Tuaja
  • Pagesa nëpërmjet lidhjes së mbrojtur, online-këshilla për siguri
  • Qarkulli pagesash në vend • Pagesa ndërkombëtare
  • Pagesa grupore me datoteka (më tepër pagesa njëherësh)
  • Pagesë të shërbimeve komunale • Këmbim valutash
  • Postë elektronike nga banka (mesazhe informative, marrje të SWIFT-it dhe të ngjashme)
  • Tërheqje të mjeteve nga tejkalimi i lejuar në llogari
  • Mundësi për shfrytëzim të certifikatës digjitale KIBS / Telekom për transaksione elektronike (shkarkoje aplikacionin)
  • Mundësi certifikatën për shërbime elektronike bankare të instalohen në më shumë kompjuterë

Mundësi plotësuese për personat juridikë:

  • Tansferime të rrogave
  • Një emër shfrytëzuesi për të gjitha llogaritë për të cilat është i autorizuar klienti
  • Eksportim të raporteve nga programi i kontabilitetit
  • Mundësi të arsyetohet personi tjetër të kryej pagesa në emër të klientit ose vetëm të ketë qasje në llogari, të shtypë raporte ose certifikata
  • Mundësi për nivele të ndryshme të qasjes (për shkak të kontrollit të dyfishtë, për shembull një person përgatit urdhërpagesa, tjetri i nënshkruan)


Me qëllim që si më lehtë t’i procesoni fletëpagesat nëpërmjet sistemit elektronik bankar shiqoni videot me instrukcione vizuele:

              

              

        

Keni përkrahje 24/7 nga Kontakt-qendra e Bankës për shërbimet Tuaja bankare dhe mundësi për dorëheqje të urdhërpagesës së përgatitur ose të dërguar nëse reagoni menjëherë me thirrje në Kontakt-qendrën e Bankës.

Si të aplikoni për shërbime elektronike bankare: mund të aplikoni online ose të drejtoheni në cilëndo qoftë degë të ProCredit Bankës (rrjeti i degëve).

Për informata plotësuese drejtohuni në Kontakt-qendrën në 02/2446 000 ose në info@procreditbank.com.mk